Atdhe Xheravina ka befasuar të gjithë, ish-konkurrenti i “Për’puthen 2” sot ka bërë një ndryshim në pamje, duke u komentuar mjaft shumë, Atdheu i preu flokët dhe arsyeja e tij qenka kaq e dhimbshme dhe humane.

Gjakovari ka treguar se dikur nëna e tij ka vuajtur nga kanceri dhe ishte ajo e cila i ka thënë të mos i presë flokët.

Derisa arsyeja që ka treguar pse e bëri sot preku zemrat e të gjithëve.

Ai bashkë me vëllanë e tij kanë vendosur t’i dhurojnë flokët për gratë e prekura me kancer, Atdheu i ka dhuruar në Shqipëri kurse vëllai i tij në Kosovë./Lajmi.net/