Ditën e djeshme vogëlushja e Elitës dhe Gjikos, Bota ka festuar ditëlindjen e saj të parë. Prindërit i kanë organizuar një festë përrallore, fotot nga e cila i kanë ndarë vetëm së fundmi në rrjete sociale.

Elita ka publikuar në Instagram foto familjare, ku Bota shihet e veshur me një fustan në ngjyrë blu dhe duket si princeshë.

“Lumturia ime, surpriza më e bukur e jetës festofsh gjithmonë. Urime ditëlindjen e parë Bota jonë!”, ka shkruar moderatorja.