Edicioni i parë i Big Brother Vip përfundoi më 18shkurt. Fitues u shpall Ilir Shaqiri, ndërsa në vendin e dytë u pozicionua Donald Veshaj.

Eduart Grishaj ishte i ftuar në Top Albania Radio ku komentoi rezultatin dhe foli më tepër për çfarë do të ndodhë pas përfundimit të reality shoë-t më të ndjekur në Shqipëri. Siç, mund tua presë mendjanjë punë kaq e madhe kërkon dhe pushim pas saj.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur

Eduarti tha se do të marrin kohë për të mbledhur veten. Në fakt, mbi të gjitha Arbanës që është në pritje të ëmbël i duhet një periudhë e mirë qetësie.

Po planet për Big Brother Vip 2? Regjisori nuk i shpëtoi kësaj pyetje nga Ori dhe Isli.

Ai tha se banorët e parë do të jenë pikërisht dy moderatorët.

“Po do na bëni të puthemi aty,” – tha Ori, ndërsa me shaka i shkeli syrin Islit.

Priten ende tre spektakle të tjera në Top Channel, post Big Brother Vip. Të martën do të transmetohet pjesa e parë që sipas lajmeve që qarkullojnë në rrjet ka pasur shumë polemika.