Beniada Nishani është një nga ish banoret më të pëlqyera të BBV, modelja shqiptare e cila jeton e vepron në Itali erdhi në Shqipëri për t’iu bashkuar formatit më të shikuar nga shqiptarët.

Me energjinë dhe pozitivitetin e saj ajo arriti t’i bëjë të gjithë për vete, kështu arriti gjerë në finale.

Sot në “Ftesë në 5” Beniada ka folur me detaje për eksperiencën e saj në BBV, si një nga femrat më të bukura e joshëse e me linja fantastike trupore ajo arriti të bëhet edhe ëndrra e meshkujve shqiptar, ndërkohë u pyet nga Bieta se si duhet të jetë mashkulli ideal sipas Beniadës.

“Simpatik, me humor por jo shume, karakter të fortë, që të qetëson, i sjellshëm, një djalë që e duan gjithë gratë, ka rëndësi si punon, se lekëtt bëhen”, u shpreh Beniada./Lajmi.net/