Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, momentalisht ndodhet në Londër, ajo po shijon një periudhë të bukur, ndërkohë që është tejet e angazhuar me mbrëmje e koncerte.

Duke qenë se është mjaft aktive dhe shpërndan me fansat fotografi e video të ndryshme, ajo edhe kësaj radhe solli një kolazh të ri.

Në një kostum ngjyrë portokalli që ia vë në pah linjat trupore dhe flokë të valëzuara, krijuesja e hitit “Zemër” bëri që të komentohet në masë të madhe, të shumta kanë qenë komplimentet në hapësirën për komente duke e përgëzuar për dukjen atraktive.

Postimi për vetëm pak minuta mblodhi mbi 25 mijë pëlqime. /Telegrafi/