Pas darkës në Big Brother VIP, ku pjesë e saj ishte artisti Ermal Mamaqi, batuta e tij shkaktoi krisje në lidhjen e Donaldit me Beatrixën, kjo e fundit refuzoi të jetë pjesë e shtëpisë për darkë me partnerin pasi kishte hatërmbetje që iu bashkangjit batutës për Borën, ish – të dashurën.

Donaldi pas mos prezencës të këngëtares u nervozua dhe është ende i revoltuar, së fundi, aktori Veshaj bashkë me Beniadën dhe Einxhel ishin në oborrin e shtëpisë së famshme dhe në këtë rast po flisni se si mund të ishin ndier ato në vendin e Donaldit.

Beniada thotë se është gjë e vogël dhe kur të dalin Donaldi do e sqarojë me Trixën.

Por, aktori duket se ka inatin renda tij dhe për të nuk ishte gjë e vogël derisa thekson se mezi pret të vijë finalja dhe të flas me këngëtaren, por, si do të shkoj lidhja e dyshes jashtë mbetet të shihet.