Fjolla Morina ka postuar disa imazhe të reja, si zakonisht, as kësaj radhe nuk munguan provokimet nga këngëtarja sa me anë të imazheve e sa me mbishkrimin sipër tyre.

Teksa sot festohet Shën Valentini, Fjolla ka bërë një urim mjaft interesant kryesisht dedikuar personave që e festojnë ditën e të dashuruarve, “Duro agjërues se ti je fitues” ka shkruar Fjolla Morina.

Ndër të tjera ajo theksoi se ky urim shkon për personat që sot festojnë.

“Urime Per Ata Qe Festojn”, ka shkruar këngëtarja e cila shfaqet me fustan të zi e të hapur tek gjoksi.

Ndryshe, Fjolla ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë se si është raporti i saj me Fisnik Sylën, personazhin me të cilin muaj më parë ishin martuar.

Ndërkohë Fisniku, në intervistën për “ABC e mëngjesit” ditë më parë i pyetur për raportet e tij me Fjollën u përgjigj shkurtimisht veç “mirë”./Lajmi.net/

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur