Arjola në Fan Club ka folur edhe për Egzonën.

Ajo pas daljes nga BBV-ja kishte thënë se Arjola kishte frikë pasi ajo ishte konkurente nga Kosova dhe se mund t’i merrte votat, shkruan lajmi.net.

Arjola ka sqaruar se kjo gjë është e gabuar dhe se Kosovën e do për shkak se i ka hapur dyert për atë që është sot.

Sipas Arjolës, Kosova është gjysma e saj e çmuar.

Arjola gjithashtu tha se i kishte shprehur Egzonës lumturinë që ajo ka pasur pasi ajo ka hyrë në shtëpi.

Këtë mendim të Egzonës, Arjola e quan strategjike dhe se ajo kishte persona të preferuar brenda, madje ajo potencoi se nuk kishte arsye të frikësohej nga ajo pasi banorë nga Kosova kishte edhe më herët se ajo të cilët ishin shumë të dashur për të./Lajmi.net/