Pak ditë pas përfundimit të festivalit italian ‘Sanremo’, Kryetari i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali, përmes Top Albania Radios, ka thënë se pjesëmarrja e saj ishte një mashtrim.
Sipas Cukalit, ishte një media italiane që e ka postuar dhe më pas e ka fshirë, si ndjekës i ‘Sanremos’, ai ka kërkuar për pjesëmarrjen e Antonela Berishës dhe nuk i ka rezultuar asgjë e tillë, gjithashtu ai ka thënë se ekzistonte vetëm një sccreenshot, nga një portal italian, por që sot nuk është.
“Unë atë portalin nuk e gjej më. Ka portale që paguan kjo puna e Sanremos është thjesht në kokën e zonjushës, Antonela Berisha, Sanremo është një qytezë, që edha ai që shet byreqe, thotë jam në Sanremo mirëpo, pjesëmarrja në qytet nuk të bën pjesë të një spektakli”, u shpreh ai.
Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar vet Antonela përmes një video mesazhi të gjatë ku sqaron gjithë situatën.
Ajo zbulon se asnjëherë nuk ka thënë që do të jetë pjesë e Sanremos por ‘’kumbara e javës’’ dhe më pas ka publikuar screenshoot-et e postimeve dhe pamje nga prapaskenat e angazhimit të saj në festival.
Mes tjerash Antonela ka thënë se gazetari në fjalë po e su.lmon për faktin se ajo nuk i ka pranuar asnjëherë ftesën për ne emisionin e tij./Lajmi/
Shiko fotot: