Banorët mbrëmë nuk shijuan darkën të vetëm.

Brenda shtëpisë së BBV si mysafirë special ishin disa nga personalitetet më të njohura të ekranit, mes tyre Ermal Mamaqi, Xhemi Shehu, Edi Manushi, Agron Llakaj, Flori Gjini, Salsano Rrapi e Fiorentina Halili, shkruan lajmi.net.

Aktori i mirënjohur Agron Llakaj kishte ardhur për të surprizuar Donaldin.

Derisa të dy qëndruan në oborr ata kanë shfrytëzuar kohën të flasin pak me njëri-tjetrin.

‘’Është presion i madh psikologjik dhe emocional. Ke humbur 8 kile dhe nuk janë asgjë sepse ato i rimerr shumë shpejt, por ajo që është më e rëndësishme është fakti ti të vlerësosh lirinë pasi të dalësh nga këtu. Duhet të ndjesh dhe ta shijosh lirinë si në jetë ashtu edhe në karrierë edhe në art’’,- tha Agroni.

Ndërkohë Donaldi nuk harronte në asnjë moment të shprehte mallin për këshillat dhe bisedat e gjata me mikun e tij Agron Llakajn.

Theksojmë se sonte mes Donaldit, Monikës, Arjolës e Einxhel do të zgjidhen dy finalistët e radhës./Lajmi.net/