Dorela është gëzimi i parë i këngëtares dhe aktores së njohur kosovare, Ryva Kajtazi.
Ryva, shpesh ka folur në emisione televizive për të bijen, dashurinë që ka për të dhe karakterin që ajo ka.
Madje, Ryva beson se Dorela e saj ka prirje për art, pasi është energjike e çapkëne, andaj në të ardhmen edhe mund ta shohim në skenë duke e trasuar rrugën e së ëmes.
Sot, nënë e bijë kanë dalë për kafe dhe të dyja të veshur identik. Duken bukur! /Kosovarja/