Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, nuk është treguar shumë aktive në rrjetet sociale ditëve të fundit.

Ajo e ka nisur me qetësi vitin 2022, gjersa i vetmi informacion që ka dhënë për fansat në lidhje me karrierën e saj është fakti se ka nisur të punojë në albumin e saj të radhës.

Ndërkohë, të shtunën Rexha vendosi që të tregohet më aktive në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur

Ajo publikoi për ndjekësit e saj të shumtë disa imazhe, që ajo i quan “fotografi budallaqe”, për shkak të pozave qesharake që ka marrë.

Megjithatë, edhe pse në kontekstin qesharak, 32-vjeçarja është dukur mjaft atraktive dhe tërheqëse në një fustan të zi me prerje të shumta.

Në një prej fotografive, ajo mund të shihet teksa vë të pasmet e saj të bujshme në fokus, teksa për shaka vendos një gif të një koshi plehrash te pjesa e te pasmëve.

“Fotografi me këdo që ka dyshuar ndonjëherë tek unë”, shkroi artistja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë, ku shfaqet duke pozuar pranë koshit të plehrave.

Bebe Rexha përndryshe është një nga shqiptaret më të ndjekura në rrjetin social Instagram, me gjithsej 10.7 milionë ndjekës.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur