Ajo befasoi miliona fansat kur u duk se konfirmoi romancën e saj me Pete Davidson në fillim të javës.
Por Kim Kardashian u fokusua tek vetja të shtunën (20 nëntor), kur ndau në Instagram një foto mahnitëse të saj me bikini.
Ylli 41-vjeçar i “Keeping Up With The Kardashians” shfaqi format e saj të lakmueshme e veshur në bikini të zezë, ndërsa pushonte në një vaskë të nxehtë.
Kostumi i Kim-it ishte i thjeshtë, me pjesën lartë që vinte në pah dekoltenë e saj. Ajo e kombinoi atë me të poshtme të zeza me prerje të lartë dhe shfaqi barkun e saj të tonifikuar.
Themeluesja e “Skims” dukej se kishte një pamje të freskët pa grim dhe flokët e saj i kishte të lidhura në një bisht të gjatë të gërshetuar që e kishte vendosur mbi supe, shkruan
“Vendi im i lumtur [emoji me zemër të zezë]”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotos së saj.
Kim ka qëndruar e heshtur që nga e diela, kur ajo u pa e afërt me yllin e “Saturday Night Live”, Pete Davidson, pasi dyshja dolën në publik të kapur për dore teksa festonin ditëlindjen e aktorit në Palm Spring, Kaliforni.
Një burim i afërt me Kim tha për DailyMail.com së fundmi se Pete është ‘shumë agresiv’ me të, pasi ai shpesh ‘i kap belin, i komplimenton të pasmet dhe i prek flokët’ kur janë bashkë.