Këngëtarja Nora Istrefi është shfaqur si një zonjë e vërtetë në disa foto që ka postuar në Instagram
Nora, e cila nuk është shumë aktive në muzikë, ashtu sikurse viteve të kaluara, është shfaqur e veshur me një fustan të kuq.
E veshur shkurt, Nora tregon këmbët e saj të gjata e seksi, derisa pozon me stil para aparatit duke mbajtur një pallto të zezë në dorën e saj të majtë.
Në dorën tjetër ajo mban telefonin e saj kurse edhe komentet nga miket e saj si Vildane Zeneli, Melinda e Arbër Bytyqi nuk mungojnë. /GazetaExpress/