Luana Vjollca këto kohë ka qëndruar shumë e heshtur dhe ende nuk ka zbuluar se me çfarë do të angazhohet gjatë sezonit të ri televiziv.

Ndryshe nga vitet e shkuara kur ajo i rikthehej menjëherë punës në fund të gushtit, këtë herë ajo nuk ka publikuar asnjë foto nga ambientet e zyrës së saj.

Moderatorja nuk ka konfirmuar asgjë për sezonin e ri të “Shiko kush luan” dhe nuk dihet nëse ky program do të rikthehet sërish në ekran.

Ndërkohë që të gjithë kanë dyshime, Luana i ka hedhur benzinë zjarrit me një postim të bërë së fundmi në Instagram.

Menjëherë pas këtij postimi kanë nisur komentet nga miq të saj dhe ndjekësit. Ajo që bie në sy është fakti se komentet i lidhin të gjithë me ngjyrën portokalli.