Melisa dhe Andi i kanë dhënë fund lidhjes.

Të paktën kështu po flitet në median rozë pas publikimeve të çuditshme të çiftit dhe fshirjes së fotogfafive së bashku në rrjetet sociale.

Ka qenë Andi mbrëmë ai që në një mënyrë konfirmoi ndarjen duke thënë mes tjerash se dashuria është si xhami.

“Lidhjet janë si xhami.

Ndonjëherë është më mirë ta lësh të thyer se sa të lëndosh veten duke tentuar ta rregullosh”, shkruante Andi.

Pas këtij postimi Melisa ka shpërthyer me postime të njëpasnjëshme ku na la të kuptojmë se arsyeja e ndarjes është mungesa e dashurisë nga ana e Andit.

Tutje Melisa ka vazhduar duke thënë se është e dhimbshme sa shumë e ka dashur Andin duke harruar se edhe ajo vet është speciale.