Andi dhe Melisa i kanë dhënë fund lidhjes dhe mesa duket këtë herë përfundimisht.

Dyshja nuk ndiqen më në rrjete sociale, si dhe nga ana e tyre nuk kanë munguar postimet që thonë gjithçka.

Vetëm së fundmi, Andi ka reaguar për ndarjen nga ish-konkurrentja e “Përputhen” me anë të një postimi në rrjete sociale, ai ka bërë të ditur se marrëdhënia e tyre është prishur dhe ka vendosur të largohet për të mos u lënduar.

“Lidhjet janë si xhami, ndonjëherë është më mirë ta lësh të thyer, se sa të lëndosh veten duke u munduar ta rregullosh”, shkruhet në postimin e shpërndarë nga Andi.