Këngëtari e ka rikujtuar vëllain e tij të ndjerë.

Sabri Fejzullahu, ka publikuar një imazh bashkë me vëllain e tij i cili ka ndërruar jetë vitin e kaluar, shkruan lajmi.net.

Në profilin e tij zyrtar në Instagram e ka postuar fotografinë derisa i ka shkruar edhe një dedikim.

“O Abej o fisniku i jon qe te mori sot nji vite aj qe i besove e u mbrshtete, , i madhi Zot. Dashnija vizitat e takimet qe ti i mbajte mes nesh, mes familjareve , po shuhen abeja im se Ti sje ma per me na bashku..I lumi Ti për shpirtin tan te paster , e per dashnin ndaj njerezimit .Kurr nuk te harroj Ty o motivues i imi qe me dhe vetëm mirësi”, ka shkruar Sabri Fejzullahu.

Ndryshe, përmes hapësirës në komente ai u ngushëllua nga miqtë dhe kolegët e tij./Lajmi.net/