Brunja i dedikoi fjalë të ëmbla Ylberit duke publikuar edhe një fotografi ku shihen tejet të lumtur me njëri-tjetrin.

Rep artisti që qëndroi larg skenës për një kohë duket i dashuruar kokë e këmbë në prishtinasen, e cila është femra e parë që e ka bërë publike pas ndarjes së bujshme nga Tuna.

Cozman po ashtu brenda pak ditësh do të kthehet me një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me Majk dhe Onat.

Ky bashkim forcash ishte befasues pasi reperi prej kohësh ishte larguar nga labeli Babastars ku duket se tashmë është rikthyer.