Oriola Marashi dhe Eros Grezda duket se i kanë dhënë fund çdo mundësie për t’u rikthyer bashkë, dyshimet se dyshja janë ndarë lindën kur secili prej tyre fshiu fotot që kishin bashkë në rrjete sociale e më pas nuk e percillnin më njëri-tjetrin.
Eros duket se ka nisur thumbat për modelen atraktive në llogarinë e tij në Instagram.
Futbollisti ndau një shprehje me ndjekësit e tij, në të cilën thuhej: “Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”.
Nuk dihet për çfarë e ka konkretisht sportisti, por duket se është i zhgënjyer nga një person, që mund të jetë ish-e fejuara e tij, shkruan Ballkanweb.com.
Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur
Oriola Marashi nga ana tjetër nuk ka bërë asnjë reagim dhe ka vazhduar të shijojë pushimet verore, modelja ka ndarë shumë foto me bi.kini kohët e fundit, duke i mahnitur të gjithë me barkun e sheshtë e me muskuj, si dhe me këmbët e tonifikuara.
Eros dhe Oriola u fejuan në muajin qershor të vitit të kaluar dhe miqtë e tyre treguan se ata janë ndarë, duke prishur kështu edhe planet për martesë.