Modelja dhe aktorja Arta Nitaj ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Natë Vere” në T7. Ajo iu përgjigj pyetjeve të shumta, duke zbuluar shumë të reja rreth saj.
E pyetur për jetën private dhe preferencat e saj te meshkujt, Arta tregoi se te një mashkull vlerëson sinqeritetin. Aktorja tha se bukuria dhe gjërat materiale bien poshtë.
“Tek një mashkull e dua sinqeritetin, mas pari bukurinë se kisha këqyr shumë, gjërat materiale krejt këto bien poshtë”, u shpreh ajo.