Marrëdhënia e Sarës me Atdheun ka qenë me mjaft ulje e ngritje. Disa herë u fol për ndarje, e më pas publikonin foto ose komentonin në postimet e njëri-tjetrit, duke lënë të kuptonin se ishin ende bashkë.

Andi dhe Jasmina u ndanë/ Po Atdheu krahun e kujt do mbajë
Por ishte Atdheu, ai që foli i pari publikisht në lidhje me ndarjen nga Sara. Ai bëri një deklaratë të fo rtë në një postim në “Instastory”, ku tregoi gjithashtu se i kishte dhënë fund edhe miqësisë me Andin.

“Sqarim për publikun se më kanë ardh shumë mesazhe ndjesë për vonesën, por kam pas disa probleme personale. Siç e keni parë e keni kuptu dhe vetë ndarjen ta quajmë se ishim në njohje e sipër me Sarën, po është e vërtetë. Faleminderit të gjithë ju që na mbështetët dhe vazhdon të na mbështesni mirënjohës për ju gjithë jetën.

Gjithashtu me këtë dua t’ju them që i kam vu vizën disa personave që më quanin vëlla dhe ta punojnë mbrapa krahëve disa herë po e kam bo një sy qorr po u mbush kupa. Respekt për të gjithë, ju faleminderit Zotit me disa nga personazhet e PP që ka ngel respekti dhe dashuria në mes dinë ata se kush janë, por që do i bëj publik avash avash”, shkroi Atdheu.

Mbrëmjen e djeshme, Atdheu ka zbuluar se çfarë ka ndodhur realisht mes dy ish-miqve. Ai ka treguar se ka qenë ai që ka bashkuar Andin dhe Jasminën gjatë kri zave në lidhje, por në momentin që ata u ndanë përfundimisht Andi i kërkoi Atdheut të mos publikonte më foto me Jasminën dhe ai e respektoi kërkesën e shokut. Nga ana tjetër, sipas Atdheut Andi nuk bëri të njëjtën gjë në momentin që ai u nda nga Sara.

“Vetëm 1 ditë pas ndarjes time me Sarën e kuptoi e gjithë Shqipëria, Andi hedh foto me të me arsyetimin se nuk e ka ditur që jemi ndarë”, tha Atdheu duke treguar se kjo është arsyeja pse i dhanë fund miqësisë. Ai theksoi se kjo nuk është e vetmja arsye pasi kanë ndodhur edhe disa gjëra më parë, por kjo ishte “kulmi”.