Kancelarja gjermane, Angela Merkel po e vazhdon vizitën ndoshta të fundit në SHBA, megjithëse janë raportuar 42 të vd
ekur si pasojë e vërshimeve të shkaktuar nga moti i ligët që po mbretëron në Gjermani.
Merkel, e cila është për një vizitë në Washington DC dhe ku do të takohet me presidentin amerikan, Joe Biden ka reaguar pas p ërmbytjeve vd ekje prurëse, raporton bbc.
“Këtu në Uashington, mendja ime është gjithmonë me njerëzit në atdheun tonë”, tha ajo. “Ne nuk e dimë ende numrin, por do të ketë shumë – disa në bodrumin e shtëpive të tyre, disa si zjarrfikës që përpiqen t’i sigurojnë të tjerët”, e citoi atë të thoshte Die Welt.
“Dhe unë i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta të afërmve të tyre. Do të bëhet gjithçka për të gjetur njerëzit që ende janë zh dukur”, shtoi kancelraja gjermane.