Disa thonë çdo shtatë sekonda ndërsa të tjerët thonë në thelb gjatë gjithë kohës. Por e vërteta është se një burrë mendon 19 herë në ditë për seksin, zbulon hulumtimi.

Studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Ohajos iu ka dhënë njerëzve një buton me tre gjëra ‘se ks, ushqim, gjumë’, për të shtypur njërën nga ato nga gjërat që iu vinin në mendje, transmeton Klan Kosova.

Studimi i rezultateve tregoi se mesatarisht, një burrë kishte 19 mendime për s eksin në ditë.

“Sidoqoftë, ne nuk ishim në gjendje të studionim sa zgjatën mendimet ose natyrën e mendimeve”, u citua të thoshte studiuesi kryesor Terri Fisher nga Universiteti Shtetëror i Ohajos. Megjithatë, është e vështirë të gjykosh mendimet e një personi, pa marrë parasysh se çfarë teknologjie përdorin njerëzit, përfunduan studiuesit.