Mbrëmjen e nesërme pritet të mbahet gjysmëfinalja e dytë e “Eurovision”, në të cilën do të këndojë edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri.

e fundit përfaqëson këtë vit vendin tonë me këngën “Karma”, që ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut europian.

Në 18 maj u mbajt gjysmëfinalja e parë, pas së cilës u kualifikuan për në finale Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Lituania, Qipro, Suedia, Belgjika dhe Ukraina.

Ndërkohë shqiptarët janë të gjithë në ankth për ditën e nesërme, sepse pritet të mësohet nëse “Karma” do të prekë apo jo finalen e madhe.

Duke qenë se publiku europian e ka pëlqyer shumë këngën e Anxhelës dhe interpretimin fantastik që ajo ka bërë në provat gjenerale, shanset janë të larta që artistja shqiptare të arrijë në finale.

Sipas sondazheve të realizuara dhe basteve të deritanishme, Shqipëria është një nga 10 vendet që do të kualifokohet nesër për në finale.

Por kush mund të jetë fituesi i “Eurovision 2021”?

Sipas mediave më të mëdha dedikuar “Eurovision”, “WiwiBloggs” dhe “Eurovoix” pretendenti kryesor për të fituar çmimin e madh është Italia.

Shteti fqinj përfaqësohet këtë vit me këngën “Zitti e buoni” të grupit Maneskin.

Por përveç Italisë, përflitet se fituese mund të jetë edhe Franca me këngën “Voila” të Barbara Pravi.

Sipas sondazheve e basteve, diferenca mes dy vendeve për fitoren është shumë e ngushtë.

Ndërkohë interesant është fakti se pretendet për të marrë çmimin e madh është edhe shqiptari Gjon’s Tears, i cili këtë vit përfaqëson Zvicrën me këngën “Tout l’univers”.

Ky i fundit është shumë i ri në moshë dhe pavarësisht se është larguar i vogël nga Shqipëria ai ka treguar se ka një lidhje shumë të fortë me vendin e tij.

Ne urojmë që një nga shqiptarët tanë të arrijë ta marrë këtë çmim, të cilin kemi shumë vite që e presim.

Ndërkohë për rikujtim, të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë mbrëmjen e nesërme Anxhela Peristerin me numrin 11 duke dërguar një mesazh, që artistja shqiptare të kalojë në finale.

https://www.photojoiner.net/image/Dvix2wvV