Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, në një konferencë për mediat deklaroi ditën e sotme se do të krijohet një strukturë e përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe inspektorëve për mbrojtjen e mjedisit. Ai tha se që nga sot çdo punonjës policie do të ketë përgjegjësi për dh unimin e terr itorit duke nisur nga ndërtimet pa leje dhe prerja e pyjeve.
Çuçi tha se për territorin tashmë përgjegjëse duhet të jetë Poli cia, për çdo cm2, veçanërisht për ndërtimet pa leje, krimet mjedisore dhe krimet ndaj pyjeve. Më tej, Çuçi ka theksuar se kësaj here nuk do të ketë tolerime duke nënvizuar se për ndërtimet pa leje dënimi shkon deri në 15 vite bu rg.
“Jemi mbledhur për një problem që ka një rëndësi specifike në kuadrin e detyrave të policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera të Ministrisë së Brendshme, Mendoj që është një moment që duhet ta rimarrim për të vendosur gravitetin e duhur për strukturat e MB për mbrojtjen e mjedisit, territorit nga ndërtimet e paligjshme.
Është bërë një kohë jo e shkurtër që struktura për mbrojtjen e territorit kanë kaluar nën ombrellën e Ministrisë së Brendshme. Mendoj që akoma nuk kemi bërë atë që duhet përsa i takon koordinimit që duhet të kenë të gjitha ato struktura parë kjo nga rezultatet e deritanishme. Është bërë një punë e mirë nga agjencitë për mbrojtjen e mjedisit por mendoj që punojmë si ishuj të pavarur.
Mendoj që në kuadër të ndryshimeve ligjore për të forcuar zbatimin e ligjit në fushën e ndërtimeve pa leje është momenti që ta ridimensiojmë. Ka fituar pjekurinë e vet çdo agjenci përkatëse. Besoj se kemi kaluar një periudhë tashmë që lidhet edhe me fushatën elektorale që në njëfarë mënyrë ka krijuar një lloj vaukumi në koordinimin e punëve. Me ndryshimet që bëjmë në drejtimin e IKMT-së, Ajet Zyberi merr detyrën e re si drejtues i ri i IKMT-së.
Policia duhet konsideruar si një e vetme në kuptimin e vendosjes së kontrollit mbi territori. Çdo vepër penale që ndodh në territor. Duhet të krijojmë ekipe të përhershme të përbashkëta mes punonjësit që ka në ngarkim një territor të caktuar me inspektorin që përgjigjet për mbrojtjen e territorit dhe mjedisit. Ky ekip duhet të funksionojë si një i vetëm”, tha ai. Punonjësi i pol icisë do jetë përgjegjës për dhu nimin e terr itorit. Dhu nuesit ta harrojnë celularin e ministrit të Brendshëm. Shkon deri në 15 vjet dënimi sipas shkallës nga kodi pe nal për ndërtimet pa leje”, tha Çuçi.