Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh nga një punonjës i Zyrës Arsimore në Rrogozhinë, i cili ka shkruar se mësuesve këtë muaj iu është ulur rroga me 12 mijë lekë. Berisha thekson se kjo gjë ka ndodhur pikërisht pas zgjedhjeve dhe se rritja e pagave me 50 mijë lekë të vjetra në janar të këtij viti është përdorur vetëm për fushatë.

Postimi i Berishës:

Mesuesve ju ulet rroga pas zgjedhjeve me 12 mije lek. Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb. Pershendetje !!! Jam nje arsimtar (za Rrogozhine ) edhe dua te ndaj me ju nje shqetesim, kete muaj mesuesit moren 12 mije lek( vjetra) me pak edhe po diskutohet qe edhe veshtiresia e punes dhe transporti te na hiqet. Me pak fjalet rritja qe u bo ne janar me 50 mije lek ( te vjetra) ne nje fare menyre do asgjesohet duke hequr veshtiresine e punes, transportin dhe 12 mije lek( vjetra). Gjeja qe me cudit me shume eshte se kjo ndodh fiks 10 dite pas zgjedhjeve. Dmth sa e moren voten Tani fillojne nxjerrin fytyren e vertete duke ulur rrogen sepse para zgjedhjeve thonin qe vetem do te rritet rroga. Ju lutem anonim se pastaj e merr vesh patronazhisti edhe te heqin fare nga puna. Ju faleminderit !!!