Shtypi botëror ka publikuar imazhin e parë të raketës kineze e cila ka dalë jashtë kontrollit dhe po bie në Tokë.

Ajo doli jashtë kontrollit teksa ishte në hapësirë dhe po transportonte pjesë për ndërtimin e Stacionit Hapësinor të Kinës.

Raketa me 21 ton mbetje nuk dihet ende saktësisht se ku do të bjerë në tokë, pasi pala kineze nuk ka më asnjë kontroll mbi raketën March Long 5B.

Parashikohet që do të bjerë në tokë ditën e nesërme, por ekspertët nuk kanë ende një përgjigje për vendndodhjen. Ata thonë se shpresojnë që të bjerë në oqean, por nuk janë të sigurtë.

Kjo foto e raketës që ka hyrë në atmosferën e Tokës është kapur nga një teleskop i fuqishëm i vendosur në Itali. Edhe pse raketa me 21 ton mbetje përbën rrezik, ekspertët thonë se shanset që të bjerë në një zonë të populluar janë mjaft të ulëta.

Megjithatë, mbetet të presim deri nesër për të parë se ku do të bjerë raketa e dalë jashtë kontrollit.