Kandidatja socialiste Belinda Balluku është përlotur teksa shpalli fitoren në Kombinat. Me të bijën përkrah nga podiumi i PS, Balluku tha se askush nuk do ishte këtu në rast se nuk do kishin në krye Edi Ramën.
Çuna dhe goca ngaqë na duhet të vazhdojmë numërimin mos të harxhojmë shumë kohë. Falenderoj të gjithë banorët e Kombinatit. Të gjithë ata që na votuan dhe mbështetën në gjithë këtë fushatë që ka zgjatur për 6 muaj të tërë dhe ka qenë një fushatë atipike për shkak se është bërë në kushtet e pandemisë.
Nuk kemi lënë asnjë pa parë në sy apo si thotë kryeministri, pa i qarë hallin. Unë ja, një person me fat sepse rrethohem me njerëz që kanë besim tek e mira. Këta burrat dhe gratë që unë kam këtu besojnë tek e mira siç besoj unë.
Mendojnë dhe besojnë që njerëzit kanë nevojë për punën dhe jo për fjalën. Kanë nevojë për një të ardhme. Këta janë shokët e mi që punojnë me të njëjtën dashuri për PS, Shqipërinë dhe besimin që na ka dhënë Edi Rama. Asnjë nga ne nuk do ishte këtu sot me këtë fitore, nëse në krye nuk do kishim Edi Ramën”, tha Balluku.