Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka votuar mëngjesin e sotëm për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Ashtu si edhe presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi edhe Kurti ka votuar në kopshtin numër 31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Kryeministri Kurti ka qenë i shoqëruar nga kandidati i Vetëvendosjes në Shqipëri Boiken Abazi dhe mbështetës të tij në Shqipëri.
Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë, i ftoj qytetarët që të respektojnë atdheun duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve. Dita është e bukur, me diell, e diel dhe do jetë deri në mbrëmje. Uroj
për ditë me mbarësi, që ashtu sikurse unë e ka pasaportën e Shqipërisë.