Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë treguar PD kartonin e kuq, për ngritjen dhe lëshimin në terren të një strukture të armatosur me ish drejtues policie e ish ushtarakë, me detyrë mbrojtjen e votës.

“Të gjithë ne jemi të shqetësuar nga lajmet e 24 orëve të fundit, ju e keni parë deklaratën time për këtë. Është e rëndësishme që shkelësit e ligjit të kapen, personat përgjegjës të ndëshkohen pa përjashtim dhe pa asnjë trajtim të posaçëm, sepse askush nuk është mbi ligjin. Siç edhe e kanë thënë, shumë persona zgjedhjet e 25 Prillit, kanë lidhje me të ardhmen dhe nuk kanë lidhje me të shkuarën. Gjërat e tmer rshme të së shkuarës, duhet ti përkasin të shkuarës. Gjëra të tilla të paautorizuara, grupe të ar matosura në mbrojtje të votës së qytetarëve, kjo është diçka që i përket të shkuarës. Lejani të shkuarës kjo nuk ka vend në të ardhmen, kjo nuk ka vend në një shtet anëtar të NATOS dhe aspirant për në BE”.