Kamera e fshehtë e “Stop” tregon, sesi Ilir Hodaj, nënkryetar i FRD-së, bën pazar me një qytetare, për vende pune dhe poste pas zgjedhjeve të 25 prillit.Vajza i premton 5 vota, ndërsa zyrtari i partisë, i thotë, se nëse, do marrin ministri, do ketë nevojë për njerëz me shkollë, ndërsa po morën drejtori, do të ketë shumë vende pune.Hodaj shpjegon, se në ujësjellës ka 5 mijë vende pune dhe ata të PS-së do të duhet të paguajnë, për të mbajtur vendin e punës, ndërsa aktivistët e FRD-së do të futen në punë pa pagesë.Por sipas tij, spastrimet në institucione, do të bëhen pak nga pak, që të rinjtë t’ia marrin dorën punës.

Në takim me nënkryetarin e FRD-së Ilir Hodaj, vajza kërkon të angazhohet me punë në fushatë, por ngacmohet seksualisht nga zyrtari partiak.Hodaj kërkon ta puthë vajzën, e ofron edhe të pijë në zyrën e partisë.Ai i thotë, se po të bëhet e dashura e tij, do të jetë drejtoreshë në administratën e ardhshme.Vajza i kërkon kohë, duke i kërkuar të hapë derën e zyrës, që të ikë. Më pas ajo i con një mesazh, duke kërkuar, që t’i gjejë punë në ekipin e kontrollorëve ajrorë.