Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur për zgjedhjet në Shqipëri duke deklaruar se po i ndjek nga afër sondazhet.

Në një intervistë për televizionin B92, Vuçiç thotë se kundërshtarët politik në vendin tonë janë me nga dy përqind larg. Vuçiç tha se të dhënat e tij janë nga hulumtime serioze.

Presidenti i Serbisë deklaroi se pas kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha qëndron ish-kryeministri Sali Berisha, të cilët flasin për një Shqipëri Etnike. Vuçiç e konsideroi Sali Berishën si liderin e vërtetë të PD-së dhe jo Lulzim Bashën, duke përsëritur Kryeministrin Edi Rama, i cili gjithmonë thotë se Berisha është në Krye të PD-së.

“Pas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe ju e dini, e gjithë historia pas saj, nga veriu i Shqipërisë, me gjithë barrën e së kaluarës, por kjo është çështje e tyre. Dhe sigurisht që unë jam krenar që jam pengesa e tyre më e madhe sepse ata flasin hapur për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dhe ata flasin hapur për këtë gjë dhe askush nuk reagon.” ka thënë Vuçiç.

Vuçiç në fjalën e tij ka thënë se ai është krenar dhe do të jetë krenar që është pengesa për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë në një shtet të vetëm.