Kryeministri Edi Rama është pyetur sot se çfarë vendimi do të marrë nëse në 25 prill nuk merr aq mandate sa duhen për të formuar qeverinë e re.
Kur gazetarja e “Vizion +” e pyeti se a do largohet nga PS nëse s’merr mbi 70 mandate, Rama i kujtoi shprehjen e “famshme” popullore që ne kemi, “sikur të kishte halla k***”, duke i lënë të kuptohet se kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë.
Gazetarja i tha se e ka dëgjuar këtë shprehje shumë shpesh nga ai vetë.
Pyetje: Janë disa forca politike të reja, a mendoni se përbëjnë rrezik?
Rama: Do marrim 74-78 mandate në 25 prill më kupton apo s’më kupton?
Gazetarja: Nuk ju kuptoj. Nëse nuk merrni kaq mandate sa të formoni qeverinë dhe humbni zgjedhjet, do largoheni nga drejtimi i PS?
Rama: Kemi një shprehje ne, populli shqiptar për hallën e di atë për hallën ti?
Gazetarja: E kam dëgjuar shumë shpesh nga ju.
Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.