Atdheu u rikthye ditën e djeshme në “Përputhen”, ndërsa sot u transmetua takimi i tij i parë me Antonelën. Takimi i tyre ishte shumë romantik, madje-madje shumë i nxehtë.
Atdheu i bëri mesazh Antonelës, ndërsa më pas u zhveshën dhe u futën në xhakuzi. Dyshja u përqafuan dhe u puthën në faqe me njëri-tjetrin.
Kujtojmë se Atdheu është kthyer si konkurrent në program pas kërkesës së vajzave dhe publikut. Antonela ka shprehur hapur pëlqimin për të.