Dhu na në familje ka shp ërthyer gjatë pandemisë sa kohë kufizimet na mundësuan më tepër orë qëndrimi në banesë dhe për rrjedhojë më tepër orë pranë të afërmve. Dy vëllezër nga Kukësi u rra hën me njëri tjetrin, pas konfliktit se cili prej tyre duhet ta mbante nënën e moshuar. Sipas gazetës “Si” të rinjtë jetojnë në Paskuqan dhe të dy ata do të hetohen për d unë në familje pasi secili ka kallëzuar tjetrin, teksa e rr ahur prej tyre, ka përfunduar edhe e motra e martuar në një lagje tjetër periferike të Tiranës.

Vëllai më i madh, thotë në pol ici se prej vitesh jeton në Itali dhe se për shkaqe emigracioni e kishte të pamundur ta merrte nënën me vete. A.Q., 45 vjeç, kujton se kur u largua, më i vogli N.Q., 38 vjeç, e paralajmëroi, se nëse nuk e merrte nënën, nuk do ta shihte sa të ishte gjallë.

“Kur erdha, shkova për vizitë. Mora edhe motrën me vete që është e martuar në Bathore, Kamëz. Ai nga inati që nuk e mora nënën, nuk më lejon ta takoj atë. Më ka thënë, nëse e do kaq shumë mbaje ti. Por nuk e marr dot. Kjo gjë na ka sjellë një ko nflikt të madh në familje. Unë hyra me dhu në në shtëpi dhe u drejtova për nga dhoma ku rri nëna. Por vëllai më kapi për krahu dhe nuk më lejoi. Më kapi për krahësh dhe më nxori jashtë”,- thotë 45-vjeçari në po lici.

Në këtë moment, mes dy vëllezërve ka ndërhyrë e motra, e cila nga shtyrjet mes dy vëllezërve është rrëzuar përtokë. Por sipas përshkrimeve, kur vëllai i madh e ka ngritur në këmbë dhe i ka thënë që të dilnin, ajo ka tundur kokën dhe ka kërkuar të qëndrojë.

“Unë ika, pasi vëllai i vogël më shtynte derisa dola përjashta. Pas pak metrash, më mori në telefon motra dhe duke qarë më kërkoi ta p-risja. U ktheva dhe pashë që vëllai e kishte rra hur dhe atë”,- shprehet 45-vjeçari, i cili veç pretendimit për dhu në, kërkon ndihmën e pol ic isë që të takojë nënën.