Teksa ende nuk ka asnjë zgjidhje për situatën e krijuar në Aeroportin e Rinasit, TIA ka njoftuar në faqen zyrtare anulimin e fluturimeve paraditen e sotme.

Ndërkohë që ende nuk ka asnjë vendim për fluturimet e orëve të pasdites.

Anu limet kanë ardhur pas pezul limit të punës nga ana e kontrollorëve të trafikut ajror në Rinas.

Ata kanë shpallur gjendjen e paaftësisë së përkohshme për shkak të uljes së pagave dhe stresit të shka ktuar në punë.

Disa prej tyre janë arre s tuar me forcë gjatë natës.

Kontrollorët janë marrë në pyetje dhe dyshohet se mund të lihen të lirë pas disa orësh.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur