Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli pak javë më parë një ndër historitë më prekëse. Anitën dhe Ilirin, motër e vëlla, jeta i kishte vendosur përballë shumë vështirësive të mëdha. Brenda një kohe shumë të shkurtër, Anita dhe Iliri kishin humbur nënën e babain e tyre.

Iliri dhe Anita rrëfyen të përlotur se për ta ka qenë tepër e vështirë humbja e dy prindërve dhe se jeta e tyre ka ndryshuar totalisht. Programi “Dua të të bëj të lumtur” i surprizoi dy të rinjtë duke i sjellë idhujt e tyre, Ermal Mamaqin dhe Amarda Toskën. Çifti i ftoi të rinjtë në një udhëtim me familjen e tyre për disa ditë dhe i ofruan mundësinë që për 1 vit të plotë, Iliri dhe Anita të bëhen pjesë e trajnimit për t’u bërë të suksesshëm.

Sigurisht që Ermali dhe Ami e kanë mbajtur premtimin dhe së fundmi kanë udhëtuar së bashku me Ilirin e Anitën në Kolashin.

Ermali ka ndarë disa momente ku dy të rinjtë shfaqen të lumtur nga ky udhëtim, ku nuk kanë munguar të qeshurat e argëtimet.

“3 ditë të bukura që na bënë të gjithëve të lumtur. Faleminderit Ilir dhe Anita për këtë kohë së bashku me familjen dhe miqtë tanë. 2 të rinj special që jeta i përballi me një sfidë të jashtëzakonshme, vendosën të mos dorëzohen por të përballojnë jetën… Do i shikoni në majë të suksesit shumë shpejt. Arbana, bekime për kontributin që jep në mundësimin e lumturisë së njerëzve”, shkruan Ermali.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur