Pak kohë më parë në rrjet u përfol se çifti shumë i dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku do bëheshin prindër për herë të dytë. Mirëpo, si qëndron e vërteta?
Çifti ishin të ftuar mbrëmjen e djeshme në “Soiree”, ku thanë se nuk është e vërtetë, por Ajka e do një vëlla.
“Ajka do një vëlla. Çudtërisht nuk e di pse i ka lindur kjo dëshirë. Madje këto kohët e fundit na thotë “vëllai-vëllai” dhe nuk e kuptojmë. Më thotë “mami të lutem, unë jam sister, ti je vëllai”, tha Xhensila.
Teksa moderatorja Jonida Shehu i pyeti nëse kanë plane për një tjetër, këngëtarja tha “Planet janë të Zotit zakonisht”.
“Sado që jam munduar të programoj diçka, asgjë nuk ka shkuar sipas planit”, shtoi Besi.