Një puntatë shumë interesante është transmetuar sot në Për’Puthen. Sot ka qenë dita e Sindit dhe Muratit.

Në takim Sindi është shprehur se ka dhënë shumë për Muratin por sipas saj ai ka gjëra që nuk ia thotë sic duhet.

Bukuroshi turk, Murati iu përgjigj se nuk mund të tregojë në çdo moment dashuri ndërsa komunikimi mes tyre është tepër i rrallë në backstage

Sindi: Kam dhënë sinqeritetin tim. Murati kam përshtypjen që ka gjëra që nuk m’i thotë, edhe në pjesën e ndjenjave, nuk m’i thotë tamam.

Murati: Nuk mund të tregoj çdo moment dashuri dhe problemi është se po dalim në takim dhe në studio nuk kemi komunikim apo afrimitet dhe mua më duket sikur dalim për të dalë. Prandaj kemi folur më shumë për këto gjërat.

Murati: Sindi, ti kur vjen nuk thua as mirëmëngjes.

Sindi: Unë nuk them mirëmëngjes? Unë kam ardhur dhe të kam thënë si nuk më takon dhe ti as nuk je cuar të më takosh.

Murati: Po aty kanë qenë gjithë cunat.

Sindi: Po por unë erdha të të takoj ty. Të kam puthur në faqe.

Në emision Sindi ka dhënë një deklarata e fortë ku ka thënë se ndjenjat i ka tek Murati, por Elvisi e plotëson.

Ajo ka treguar që është ende në mëdyshje se cili prej dy djemve që kanë shprehur pëlqim për të do jetë partneri i saj.

Ajo sot ka pasur takimin e katërt me Muratin, të cilit i ka shprehur disa herë se ka ndjenja për.

Megjithatë gjatë takimit gjërat mes tyre u qetësuan dhe në një moment Murati i bëri një propozim të papritur Sindit.

Ai i kërkoi që të bënin një takim jashtë emisionit dhe ajo ra dakord me këtë gjë.

Mirëpo tashmë mbetet në dorë të produksionit për të vendosur se çfarë do të ndodhë me këtë kërkesë të pazakontë të tyre.

Kjo ka nxitur reagimin e Elvisin, i cili ka treguar se në prapaskena i jep përqafime vazhdimisht dhe këto i tregojnë pëlqimin që ka për këtë. Ndërsa Murati, i cili është më i ftohtë u ngrit për t’i dhuruar një puthje në faqe Sindit për t’i treguar pëlqimin që ka ndaj saj.

Sindi dhe Murati gjatë takimit të tyrekanë diskutuar në lidhje me marrëdhënien e tyre.

Sindi i ka vënë në dukje se ai nuk ka shfaqur shenja xhelozie, ndërsa Murati nuk ka hezituar që t’i përmendë afrimitetin në backstage duke i thënë: Çfarë do nga unë? Të bëj lu ftë ?

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur