Të dielën, Sara u largua nga “Përputhen Prime” kur mësoi se do të kishte një përballje me Jasminën.
Ajo mungoi dhe dy ditët e para të javës, duke lënë në enigmë nëse do të rikthehej apo jo.
Këtë të mërkurë, konkurrentja erdhi në program dhe opionionisti Arjan Konomi nuk ia kurseu kritikat.
Ai i tha se “Përputhen” nuk është një shkollë edukimi, që merr përsipër të edukojë sjelljen e tyre.
“Ke një përgjegjësi, më mirë mos të kishe ardhur fare.
Vjen deri këtu dhe ikën, nuk jemi shkollë edukimi, nuk kemi marrë përsipër këtu të edukojmë sjelljen tuaj”, u shpreh Ariani.