Aktorja Marjana Kondi ka festuar ditën e sotme 60 vjetorin e lindjes. Në mesin e shumë urimeve dhe dhuratave, nuk ka munguar ai i kryeministrit Edi Rama.
Kondi ka publikuar në rrjete sociale dhuratën e kryeministrit, duke e falenderuar dhe duke i shprehur mirënjohjen këtij të fundit.
“Mirënjohje dhe falenderime Z. Kryeministër që në ditën time të lindjes 60-ta ,të më respektojë me një dhuratë simbolike si shenjë vlerësimi për kontributin tim në skenë dhe në kinematografi ”, ka shkruar ajo krahas fotos, ku shfaqet e buzeqeshur si gjithmone,