Pas përfundmit të rubrikës së saj në “E diell”, moderatoren Nevina Shtylla nuk e kemi parë më në ekran.
Megjithatë, duket se s’do të présim edhe shumë gjatë që Nevina t’i bashkohet sërish televizionit me një tjetër format.
Burime për “Revistën Who” bëjnë me dije se Nevina mund të jetë moderatorja e re e emisionit të humorit “Portokalli”, sepse është parë shpesh në mbledhje me stafin e programit pak para nisjes së emisionit.
Ky lajm mbetet ende për t’u konfirmuar dhe s’kemi asnjë reàgim nga moderatorja, megjithatë do të ishte këndshëm nëse Nevina do t’i bashkohej spéktaklit të humorit.
“Portokalli” ka bërë së fundmi ndryshime, duke hapur audícíonet si për aktorë, ashtu edhe për moderatorë.
Eneda Tarifa konfirmoi më herët largimin e saj nga “Portokalli”, krahas një statusi ku shkruante:
Te dashurit e mi, miq real e virtual. Me duhet t’ju njoftoj se rrugetimi im me spektaklin “Portokalli” perfundon ketu. U riktheva me mall ne ate skene kur mu propozua nga drejtuesit dhe ne nje fare menyre “E nxorra mallin…” kur i thone nje fjale 😉.Por eshte momenti qe te sjell ne jete projektet e mia pa me “shitur” dhe pa me “blere” dikush (sikurse shkruhet ne disa portale) dhe vazhdoj te jap kontributin tim artistik per kete vend. Do komunikoj me ju vetem ne profilet e mia zyrtare ne rrjete sociale dhe ne kanalin tim ne Youtube. Shihemi se shpejti…Faleminderit qe jeni gjithmone me mua dhe me keni mbeshtetur. Love you all 💓