Tayna dhe Flori Mumajesi kishin paralàjmëruar prej kohësh se shumë shpejt do të sillnin një bashkëpunim e parë mes tyre.
Si fillim u tha se kënga do të vinte në ditën e Shën Valentinit, 14 shkurt.
Mirëpo gjërat nuk shkuan sipas planit dhe kënga e shumëprítur u publikua ditën e sotme, që festohet edhe 13-vjetori i Pavàrësisë së Kosovës
Tayna dhe Flori Mumajesi sollën një superhit për dimrin, që mban titullin “Magdalena”.
Në qendër të këngës është historia e një djali dhe një vajze, që jetuan një histori të fòrtë dashurie për një kohë shumë të shkurtër dhe që janë penduar se nuk janë më bashkë.
Për pak orë kënga ka arrítur mijëra shikime, mirëpo të gjithë jemi bërë kuríozë se si ka lindur ky bashkëpunim mes dyshes.
“Magdalena, jam mbyt tu pi për një dashi, Sa të dhemb zemra për një dashni, Nuk e thu por prapë e don“, këndon Tayna. “Magdalena, si ma bën jetën pa mu“, vazhdon Flori. “Edhe pse nuk kemi guxu me qenë bashkë, prapë kemi jetu“.
Në një intervistë për “AbcNews”, Tayna ka treguar se kënga është punuar nga Cricket që është edhe producenti i saj.
Ndërsa sa i përket bashkëpunimit me Florin, ajo ka zbùluar se ka qenë e para që i ka bërë ftesën këngëtarit dhe ai ka pranuar menjëherë.
“Si ide për t’ja dërguar demon Florit ka qenë e imja dhe ai e ka pranuar pa hezítim”, ka deklaruar artistja.
Reperja nuk ka nguruar të shprehë hapur edhe vlerësimin për Flori Mumajesin.
“Flori është një artist i fortë edhe i respektuar në tregun tonë muzikor”, ka thënë Tayna.
Flori dhe Tayna janë dy nga artistët e preferuar të momentit, presim sa do ta pëlqejë publiku këtë bashkëpunim romantik.