Mbrëmjen e djeshme në “Për’Puthen” hynë dy djem të rinj, Julian Lala, djali 29-vjeçar që ka shëtitur botën e ka jetuar në shpella dhe Ervis Kurti, 31 vjeç.
Ky i fundit shprehu menjëherë pëlqimin për Anën dhe Jasminën, duke thënë se ato janë dy vajza shumë simpatike.
Mirëpo hyrjet e reja nuk u mbyllën me kaq dhe sot ishte një tjetër djalë që tërhòqi vëmendjen e të gjithëve.
Ai është konkurrenti i parë që vjen nga Maqedonia dhe quhet Arsim Abdyli. Arsimi tha se prej vitesh jeton në Zvicër dhe se ka një firmë me një mikun e tij.
Mirëpo asgjë nga këto nuk ju tërhoqi më shumë vëmendjen vajzave se sa fakti që ai është baba i një djali.
Arsimi tregoi se ai është baba i një djali 3-vjeçar të quajtur Lion. Madje ai zbùloi një tatuazh në krahun e tij, ku kishte gdhéndur portretin e vogëlushit.
Arsimi tha se djali jeton me nënën e tij në Zvicër dhe se takohet me të vetëm gjatë fundjavave.
Ky fakt i habiti të gjitha vajzat, por ato nuk mundën të mësonin më shumë detaje rreth jetës së tij, duke ja lënë të ardhmes në dorë.
Ndërkohë Arsimi shprehu pëlqimin për 3 konkurrentet e programit, Anën, Jasminën dhe Antonelën.