Ditën e djeshme në rrjet qarkulloi një bisedë, e cila pretendohej të ishte bërë mes Melisës dhe një fanseje. Në bisedën në fjalë konfirmohej lidhja e ish-konkurrentes me Andin.
Melisa ka reaguar me një postim në Instastory, duke sqaruar se biseda nuk është reale. Ajo ka deklaruar se mes saj dhe Andit ka vetëm shoqëri dhe të dy janë beqarë.
“Besoj e kam lënë përshtypjen e vajzës së drejtëpërdrejtë mjaftueshëm që ju të kuptoni që nëse unë do isha në një lidhje do e pranoja publikisht. Ndërkohë që ju më krijoni marrëdhënie imagjinare me Andin, unë dhe ai gëzojmë një shoqëri dhe secili beqarinë për momentin. Shikojini ananasat në fund të bisedave për të mbuluar emrin e aplikacionit ndonjëherë, se të v ret syrin”, ka shkruar ajo mes të tjerash.