Gjatë spektaklit të së martës në “Big Brother VIP”, Kiara Titos si lider shtëpie iu komunikua se ka një avantazh në lojë. Kiara “kërceu nga gëzimi” kur i thanë se do t’i jepet informacion nga jashtë.

Por vetëm pak sekonda më vonë në monitorin përballë saj u shfaqën titujt më të ashpër dhe denigrues për moderatoren. Kiarës iu komunikua mesazhi më negativ që mund të merrte nga produksioni, i cili nuk ishte munduar aspak ta zbukuronte. Ky moment e tronditi mjaft Kiarën dhe produksioni i BBV u sulmua ndjeshëm në rrjet.

Por Arbana ka treguar sot se si e ka pritur familja e Kiarës këtë moment, në raport me prododuksinin. Me rastin e 8 Marsit, tezja e Kiarës i ka dërguar Arbanës një buqetë me lule ku shkruan: E dashur Arbana, Gëzuar 8 Marsin! Nga tezja e Kiarës.

Moderatorja e ka mirëpritur buqetën duke shtuar: Mirënjohëse të gjithë familjarëve të banorëve të cilët më mirë se askush tjetër dinë dhe kuptojnë përkushimin e stafit ndaj yjeve të programit.Shiko foton: