Ivana Knoll, e cila është etiketuar si ‘tifozja më zjarrtë’ e Kampionatit Botëror, ka marrë sërish vëmendjen me një tjetër veshje tërheqëse në stadiumin Ahmad Bin Ali, ku luajti përfaqësuesja e saj.
Modelja kroate së pari tërhoqi vëmendjen me një fustan të kuq dhe të bardhë me shami për ndeshjen e parë të futbollit të vendit të saj në Kampionatin Botëror dhe ka veshur një sërë rroba banje gjatë udhëtimit të saj në Katar.
Por, 26-vjeçarja ka këmbëngulur se ndihet rehat me veshjet e saj, pa frikë nga arrestimi në Katar, pavarësisht rregullave të rrepta në kete vend.
Tani, Ivana ka vendosur edhe një herë tjetër të shfaqet dekolte me sutiene të dizajnuara me kuadrate dhe pantallona të kuqe, me një rrip me kuadrate, të cilat përsëri simbolizonin flamurin kroat, për të ndjekur ndeshjen Kroaci-Belgjikë.
Për takimin e të enjtes, bukuroshja tregoi figurën e saj mbresëlënëse me kostumin e hapur, të cilin e kompletoi me byzylykë të kuq me kuadrate.
Ajo i stiloi flokët e saj brune lirshëm në një mënyrë të drejtë dhe zgjodhi grim magjepsës dhe buzët e kuqe.
Ivana dukej se po kalonte kohën e jetës së saj mes turmave, teksa u dërgonte puthje fotografëve dhe pozonte duke bërë me duar formën e një zemre.
26-vjeçarja u pa gjithashtu duke bërë një sërë fotografish ndërsa qëndronte në turmë për të mbështetur vendin e saj të lindjes në ndeshjen e shumëpritur kundër Belgjikës.
Ajo ndau në Instagram fotografi tërheqëse me të njëjtën veshje, ndërsa qëndronte në publik përpara takimit.
Kostumi i saj i fundit mbresëlënës vjen pasi modelja veshi një fustan të plotë të kuq të bardhë të ngjitur me kapuç për ndeshjen hapëse të Kroacisë kundër Marokut.
Ajo mori pjesë në ndeshjen e dytë të vendit të saj me Kanadanë me një fustan shumë më të shkurtër kuq e bardh dhe pozoi për selfie me mbështetësit përpara ndeshjes.
Kjo vjen pasi Ivana tha se ishte ‘super e inatosur’ pasi lexoi kufizimet e kodit të veshjes për Katarin, me vizitorët si meshkuj ashtu edhe femra të këshilluara të “visheshin modestë” në publik.
Postimet e saja në rrjetet sociale gjatë udhëtimit e kanë treguar gjithashtu të veshur me rroba banje, ku mori komente mbështetëse, por edhe kritika nga përdoruesit.
Bukuroshja gjithashtu tha se nuk kishte frikë të arrestohej për zgjedhjet e saj të veshjeve, pavarësisht paralajmërimeve të kodit të veshjes përpara Kampionatit Botëror në Katar. /Telegrafi/