Ish-miss Kroacia, Ivana Knoll, ka mahnitur me një fustan të ri, pavarësisht se është kritikuar për paraqitjen në Kupën e Botës, tifozja e futbollit ngjalli reagime të shumta përpara ndeshjes hapëse të turneut të Kroacisë kundër Marokut.

Ajo kishte veshur një kostum të ngushtë me një mbulesë në kokë, e cila u shfaq në kundërshtim me zakonet lokale.

Por 30-vjeçarja mori vëmendjen sërish me një veshje të përshtatur me ngjyrat e flamurit të Kroacisë përpara ndeshjes kundër Kanadasë.

E quajtur si ‘tifozja më atraktive’ e Kupës së Botës, Knoll bëri disa postime në Instagram për të treguar fustanin e ri mahnitës.

Veshja e saj përfshinte madje edhe çorape të ngjashme kuq e bardhë, teksa pozonte në tribunat në stadiumin Khalifa International.

Dukej se nuk kishte asnjë argument nga rojet e sigurisë aty pranë, pavarësisht se blogerja nuk tregoi edhe një herë asnjë shqetësim për kodin e rreptë të veshjes së vendit të Lindjes së Mesme në publik.

“Vizitorët (burrat dhe gratë) pritet të tregojnë respekt për kulturën vendase duke shmangur veshjet e tepërta në publik”, paralajmëroi autoriteti i turizmit të Katarit përpara turneut.