Dafina Zeqiri shfaqet me stil unik në xhirimet e projektit të ri.

Së fundmi, këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dafina Zeqiri zbuloi se po vjen me një projekt e të ri muzikor e që është një bashkëpunim me kantautorin, Alban Skënderaj.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur

Dyshja kanë bashkuar forcat për herë të parë, megjithatë ende nuk kanë bërë të ditur për kohën e lansimit të tij.

Por, pas imazhit përkrah Albanit, Dafina ka vazhduar të sjell imazhe të reja me të njëjtën veshje duke lënë të kuptohet se janë të shkëputura nga xhirimet e klipit.

Krijuesja e hiti “Malli” duket në formë të mirë dhe me shumë stil e veshur me një fustan gri me shkëlqim dhe të shkurtër.

Artistja mori vëmendje edhe me stilin unik të flokëve dhe makijazhin e theksuar teksa dukej e mahnitshme.

Të shumta kanë qenë edhe komente e shumta nga ana e ndjekësve të cilët me padurim presin projektin më të ri të saj.

Ndërkohë, aktualisht Dafina po shijon suksesin e një tjetër bashkëpunimi me Ron Zaitin “Boma ni tel”.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur